Arteta ndëshkon kapitenin e skuadrës para derbit me Tottenham

Futboll 14 Mars 2021 16:48

Arsenali është nikoqir i Tottenham Hotspurs sonte në Emirates Stadium për të zhvilluar derbin e Londrës së Veriut, në kuadër të Premier Ligës, shkruan Insporti.com.

Trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta ka deklaruar se arsyeja që Pierre Emerick Aubameyang është lënë në bankën rezervë është për arsye disiplinore.

Arteta po ashtu shkurt ka thënë se nuk do të flasë më shumë për këtë situatë pasi është i fokusuar në ndeshje.

Aubameyang mban shiritin e kapitenit në skuadrën e Arsenalit dhe është ndër futbollistët më të mirë, por që në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për klubin do të jetë në bankën rezervë.

Në këtë përballje titanësh nga minuta e parë do të jetë futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, i cili është i pa zëvendësueshëm në formacionin e trajnerit spanjoll, Mikel Arteta.

Topçinjtë pozicionohen në vend të dhjetë në tabelë me 38 pikë të arkëtuara, derisa Spursat janë në vend të shtatë me 45 pikë.

Objektivi i të dyja skuadrave është vendi i katërt që aktualisht mbahet nga Chelsea me 51 pikë.

Arsenali: Leno, Cedric, Luiz, Gabriel, Tierney, Xhaka, Partey, Saka, Odegaard, Smith-Roëe, Lacazette.

Tottenham Hotspur: Lloris; Doherty, Sanchez, Alderëeireld, Reguilon; Hojbjerg, Ndombele; Bale, Lucas, Son; Kane.

-->