Arteta reagon pas humbjes turpëruese nga Brighton

Futboll 20 Qershor 2020 20:47

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e pranon se humbja nga Brightoni është vështirë për t’u pranuar.

Arsenali ishte në epërsi ndaj Brightonit, por u befasua duke u mposhtur me rikthim 2-1.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i Topçinjve, Arteta, i cili ka folur pas ndeshjes.

 “Është shumë e vështirë për t’u pranuar. Është e papranueshme në mënyrën se si e humbëm ndeshjen. Fakti që humbëm kaq shumë shanse, fakti që u dhamë atyre një gol dhe nuk garuam për golin e dytë”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Ne duhet të përpiqemi të ngremë karakterin e lojtarëve. Ka shumë gjëra që ata kanë bërë me të vërtetë mirë, por ne nuk po konkurrojmë”.

 “Kjo është sfida që kemi të gjithë në klubin e futbollit, për të rindërtuar diçka që ia vlen klubi që ne po përfaqësojmë”.

“Unë vetëm shqetësohem për nesër dhe për atë si ta fitojmë ndeshjen e ardhshme”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

-->