Arturo Vidal flet si futbollist i Barcelonës, deklarata e tij e parë do të mbahet mend gjatë
Futboll
06 Gusht 2018
08:54

Barcelona dhe Bayern Munich ditë më parë kanë arritur marrëveshje për kilianin Arturo Vidal.
Vidal kishte kërkuar largimin nga Bayern Munich pas tri sezoneve dhe ka firmosur me Barcelonën për 19 milionë euro.
Lojtari ka qenë i lidhur me një kalim te Interi në ditët e fundit, por në fund vendosi për Barçën. Tashmë lojtari është prezantuar te Barcelona.
“Është një ëndërr. Jam këtu të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm dhe do jap gjithçka në fushë për ta arritur këtë. Do sjelli shumë përpjekje, shumë pasion dhe të sigurohem që skuadra do të fitojë gjithmonë. Jam i entuziazmuar të luaj me Messin, Suarezin, Sergio Busquet, të gjithë janë lojtarë të mëdhenj”, ka deklaruar Arturo Vidal gjatë prezantimit. /Insporti.com/