Asgjë e re në MotoGP

WRC 27 Tetor 2019 23:17

Gara për Shpërblimin e Madh të Australisë në MotoGP është gjithnjë e veçantë dhe e shumë pritur, pikërisht për shkak se shtegu Phillip Island gjithnjë ofron mundësi të tejkalimeve dhe dueleve të afërta.

Kësaj here, vazhdoi dominimi i Hondas, kurse fitues i garës doli spanjolli Marc Marquez, tashmë i shpallur kampion për 2019-ën pas garës në Tajlandë.

Insporti raporton se Marquez për herë të gjashtë tashmë është kampion i botës, kurse për Hondan, që sivjet feston 60 vjet në gara me motoçikleta, kjo fitore në Australi, pas asaj në Japoni, ka qenë pa dyshim e mirëpritur.

Marquez me këtë fitore u bë ngasësi më i suksesshëm i Hondas në histori, duke u barazuar me fitore me australianin legjendar Mich Doohan, shkruan Insporti.

-->