Asistim me rofeshat nga Dani Alves/ Pedri shënon në sekondat e fundit të ndeshjes dhe e shpëton nga diskualifikimi Barcelonën

Futboll 20 Janar 2022 23:35

Athletic Bilbao dhe Barcelona janë duke zhvilluar një ndeshje tejet interesante.

Bilbao dhe Barcelona kanë mbyllur 90 minutëshin e kohës së rregullt me rezultat të barabartë 2-2, që nënkupton se ndeshja do të shkoj në vazhdime me 30 minuta.

Iker Muniain i dha epërsinë vendasve që në minutën e 2-të të ndeshjes, teksa rezultati u barazua nga Ferran Torres në minutën e 20-të, që ishte goli debutues i tij me fanellën e Barcës.

Mbrojtësi Inigo Martinez i dha epërsinë sërish vendsave pas një tollovie në mbrojtjen e Barcës në minutën e 86-të.

Teksa po pritej përfundimi i ndeshjes, kështu nuk mendoi Pedri pasi barazoi shifrat me një gol të bukur në kohën shtesë, për t’i çuar skuadrat në vazhdime.

Mbetet të shihet cili do të jetë rezultati pas 30 minutave të kohës së vazhdimeve.

-->