Asistimi i Muriqit bëhet viral, krahasohet me Ronaldinhon
Futboll
27 Qershor 2020
23:30

Fenerbahce ka arritur të shënoj një fitore të vështirë por të rëndësishme sot kundër Yeni Malatyaspor me rezultat 3:2.
Protagonistët e ndeshjes pa dyshim ishin Vedat Muriqi dhe Tufan. Kosovari shënoi një gol dhe dhuroi një asist.
Asistimi i Vedat Muriqit i ka mrekulluar të gjithë tifozët e futbollit në Turqi.
Kosovari duke mos e shikuar fare Tufanin, arriti që të ja pasoj në mënyrë maestrale.
Ky asistim ta kujton të madhin, Ronaldinho i cili e kishte specialitet pasimin duke mos shikuar.