Asistimi perfekt i Kevin De Bruyne që është bërë viral në rrjete sociale

Nations League 09 Shtator 2020 10:09

Asisti i mesfushorit belg, Kevin De Bruyne e dëshmon edhe njëherë se çfarë lojtari i veçantë është ai, raporton Insporti.

Kevin De Bruyne, i cili dje u shpall si lojtari më i mirë në Premier Ligë, pas një sezoni fantastik ku pati 33 gola dhe asistime në 35 ndeshje, ka bërë edhe një asistim perfekt mbrëmjen e kaluar.

29 vjeçari i Manchester Cityt asistoi në golin debutues të Jeremy Doku, në fitoren 5-1 të Belgjikës ndaj Islandës në Ligën e Kombeve.

Ky pasimi është shembulli i fundit që tregon që De Bruyne sheh gjëra në fushë që lojtarët e tjerë nuk mund t’i shohin.

-->