Askush nuk do ta bart numrin e Sergio Ramos te Real Madridi, kjo është arsyeja

Futboll 18 Korrik 2021 09:15

Asnjë futbollist i Real Madridit bnuk do ta bartë numrin 4 këtë sezon, shkruan Insporti.

Mediumi spanjoll “Marca” raporton që asnjë lojtarë nuk ka shprehur dëshirën që të marr numrin 4 pas largimit të Sergio Ramos, kjo për shkak se ata duan ta respektojnë ‘veteranin’ e Real Madridit.

Kujtojmë se, e njëjta gjë ndodhi edhe tek Spanja, ku numrin 15 nuk e mori askush për shkak të respektit për Ramosin.

Ramos tashmë është lojtar i klubit parisien, PSG, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Sergio Ramos u transferua te Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Real Madridin kishte skaduar në qershor.  /Insporti.com

-->