“Askush nuk e di çfarë ndodhi në prapaskenë” – Mourinho thyen heshtjen pas shkarkimit nga Man Utd

Futboll 17 Janar 2019 18:54

Jose Mourinho ka refuzuar të pranojë kritikat për rekordin e tij të dobët te Manchester United duke thënë se njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodhi në “prapaskenë”.

Portugezi u shkarkua nga posti i trajnerit te “Djajt e Kuq” muajin e kaluar, me skuadrën që ka fituar gjashtë ndeshjet e para nën menaxherin e ri, Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Insporti.

Por Mourinho, largimi i të cilit erdhi pas dy vite e gjysmë në detyrë, u shpreh për ‘beIN Sports’: “Nganjëherë ne komentojmë atë që shohim, por nuk e dimë çfarë ka në prapaskenë dhe mendoj se kjo është një gjë fundamentale.

 


“Nëse ju them, për shembull, se e konsideroj si një prej sukseseve më të mëdha në karrierë që përfundova në vendin e dytë me Manchester United në Premier League, ju do të thonit: ‘Ky njeri është i çmendur – ai ka fituar 25 tituj’.

“Por unë vazhdoj të them këtë sepse njerëzit nuk e dinë çfarë po ndodh në prapaskenë. Nganjëherë ne, në këtë anë të kamerës, analizojmë gjërat nga një perspektivë ndryshe.” /Insporti.com/

-->