Askush si Eden Hazard në Premierligë

Futboll 08 Prill 2019 21:46

Eden Hazard ka vendosur rekord në Premierligën angleze, me super golin që e shënoi kundër West Ham Unitedit.

Belgu realizoi gol fantastik për t’i dhënë bluve epërsinë ndaj rivalit lokal në ‘Stamford Bridge’.

Në Premierligë, 28-vjeçari këtë sezon e ka arritur atë çfarë nuk e ka bërë asnjë futbollist.

Hazard është përfshirë në gjithsej 27 gola dhe asiste, duke i tejkaluar kështu Mohamed Salan dhe Sergio Agueron.

Ylli i Chelseat është përfshirë në më së shumti gola këtë edicion (15 gola dhe 12 asistime).

Pas tij radhiten Aguero me përfshirje në 26 gola, Salah 25, dhe Raheem Sterling në 24. /Insporti.com/