Askush si Leo Messi

Futboll 28 Dhjetor 2018 15:57

Leo Messi e ka mbyllur vitin 2018 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar një gol në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Celta Vigos.

Për Messin, ishte goli i 15 në La Liga këtë edicion, i 21-ti në 20 paraqitje në të gjitha garat – një gol më shumë se ndeshje, thjesht magjik, raporton Insporti.

Është sezoni i 11 me radhë që Leo realizon të paktën 15 gola, më shumë se cdo lojtar tjetër në top pesë ligat Evropiane.

Messi po luan sezonin e 15 me fanellën e Barcelonës dhe në tre prej tyre, ka arritur të realizojë më shumë se 40 gola, teksa ka vendosur rekord personal dhe historik në La Liga me 50 gola. /Insporti.com/