Asnjë financim nga Ministria për federatat sportive, reagon Kuka

Sporte tjera 11 Mars 2021 18:08

Driton Kuka nuk është i kënaqur aspak me financimin  e Federatave Sportive nga ana MKRS, shkruan Insporti.com.

Kuka ka bërë të ditur se Federata Sportive ende nuk kanë marrë asnjë financim nga MKRS.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, 49 vjeçari ka kërkuar që të gjindet forma e duhur që do t’i mundësonte sportit të funksiononte pa pengesa.

Reagimi nga Driton Kuka (pa ndërhyrje):

“Federatat Sportive po hyjnë në fundin e 3 mujorshit të parë dhe ende në pritje për vlerësimin e pikëve nga Ministria,që dmth ende asnjë financim ska ndodh për vitin 2021!

Çdo gjë po vonohet dhe rrjedhimisht ska asnjë lëvizje në këtë drejtim!

Si të mbijetohen këto situata kur tani më shumë federata për mungesë financimi sdijnë as si të sjellen.

Edhe kjo praktikë duhet marr fund,financimi duhet rregulluar që federatat të jenë funksionale e jo duke pritur me u zhyt në obligime.

Kosova krenohet me të arriturat në sport por duhet gjetur formën për të funksionuar pa pengesa”.

-->