Asnjë humbje në fazën përgatitore, Giannis e Milwaukee paralajmërojnë rivalët

Basketboll 22 Tetor 2019 12:30

Pesë ndeshje miqësore të luajtura, pesë fitore për skuadrën e Milwaukee Bucks, që paraqitet në këtë sezon të ri të NBA-së në formë të jashtëzakonshme.

Ashtu sikurse edhe ylli i këtij ekipi, greku Giannis Antetokounmpo, MVP i sezonit të rregullt vitin e kaluar.

Kjo gjë nuk ndodhte që nga viti 1997, çka e bën ekipin e Bucks një pretendent serioz për titull.

“Është diçka pozitive kur e nis sezonin e ri me të gjitha ndeshjet miqësore të fituara. Gjithsesi, e dimë që tani e tutje do të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Dimë se kemi ndërtuar një ekip të fortë, që do të shkojë përpara këtë sezon. Jemi një ekip i frikshëm dhe këtë gjë do ta tregojmë në fushë në çdo ndeshje”, tha Antetokounmpo.

Edhe vjet skuadra e Milwaukee ishte pretendente për titull, madje pati rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt, por zhgënjeu në finalet e Konferencës së Lindjes.

f“Ndoshta nuk isha gati për ato ndeshje edhe pse ajo fazë është ndryshe nga kjo e sezonit të rregullt. Kemi një vit më shumë përvojë, ndaj do të jetë ndryshe për ne”, tha MVP-ja.

-->