Atalanta 1-1 Manchester City, notat e lojtarëve

Futboll 06 Nëntor 2019 23:56

Atlanta dhe Manchester City janë ndarë në paqe në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Golin për skuadrën italiane e shënoi Mario Pasalic (49’), ndërsa për Citizen golashënues ishte Raheem Sterling (7’).

Atalanta ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori notën e përgjithshme 6.69, me Cityn që u vlerësua 6.52 – diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Mario Pasalic, shkaku i goli të shënuar, gjersa mori notën 8.2.

Portieri i skuadrës angleze, Claudio Bravo ishte fytyra më tragjike e këtij takimi, e që u vlerësua me 5.1.