Atalanta afron ish mbrojtësin e Milanit

Futboll 30 Janar 2020 16:18

Atalanta afron ish futbollistin e Milanit, Raoul Bellanova, i cili gjatë verës së shkuar u transferua te Bordeoux nga të rinjtë kuqezi për 1 mln euro dhe bonuse, plus 10% të rishitjes.

Në Francë, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk gjeti hapësira, teksa tashmë kthehet në Itali.

Në Bergamo me formulë huazimi deri në vitin 2021, me të drejtë blerje 5 mln euro. Atalanta gjithashtu ka afruar Tameze nga Nice, me të drejtë blerje për 7 mln euro. Mesfushori do të jetë një fuqizim për stolin më shumë.

Caldara, Czyborra dhe Sutalo janë blerjet e tjera të bluzinjve.

-->