Atalanta fitore bindëse ndaj Valencias

Futboll 19 Shkurt 2020 22:57

Atalanta ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Valencias në kuadër të përballjes së parë në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Pas vetëm 16 minutash lojë në San Siro, skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Hans Hateboer me një asistim të Alejandro Gomez.

Para se të përfundonte pjesa e parë, Atalanta e dyfishoi epërsinë me golin e Josip Ilicic (42’), e që u shërbye mjaftë mirë nga Mario Pasalic.

Pjesa e dytë ishte përsëri në duart e vendasve, derisa golin e tretë për ta e realizoi Remo Freuler në minutën e 57-të.

Pak minuta më vonë, Hateboer (63’) shënoi golin e tij të dytë në takim dhe të katërtin për skuadrën e tij.

Valencia arriti të shënonte golin e nderit me anë të Denis Cheryshev në minutën e 66-të, e që ishte e gjitha çfarë arritën të bënin.

Me këtë fitore në Itali, Atalanta ka një përparësi në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Mestalla më 10 mars.

-->