Atalanta – Juventus, formacionet zyrtare

Futboll 19 Maj 2021 20:07

Atalanta dhe Juventusi përballen në finalen e Kupës së Italisë për sezonin 2020/2021 që zhvillohet në Stadio Mapei – Citta del Tricolore në Reggio Emilia (stadiumin e Sassuolos dhe Reggianas).

Këtë edicion, Zonja e Vjetër u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 së finales nga Porto, ndërsa mbeti jashtë garës për titull, të cilin e fitoi Interi.

Ky është trofeu i vetëm që mund ta fitojnë Bianconerët këtë vit (përjashtuar Superkupën e Italisë që e fituan në janar duke e mposhtur Napolin).

Për më shumë, Juve mund të mbetet edhe jashtë top-katërshes në Serie A, derisa Atalanta e ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Do të ketë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Gian Piero Gasperini dhe Andrea Pirlo, të cilat i kanë përgatitur ekipet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Image

Image

-->