Atalanta “makineri” golash, askush si ajo në Serie A prej 69 vitesh

Futboll 22 Qershor 2020 15:17

Atalanta rinisi aty ku e kishte lënë, edhe pas më shumë se 3 muajsh: gola, spektakël dhe tore! Skuadra e Gasperinit duket sikur nuk ka ndaluar kurrë, edhe gjatë pandemisë.

Plot 74 gola të shënuar në 26 ndeshje përfaqësojnë rezultatin më të mirë të 20 ekipeve të Serie A, por duke ndjekur statistikat e ofruara nga OPTA kuptohet se kjo shifër e përfshin ekipin bergamask në histori: 74 gola pas 26 javësh në kampionat janë rezultati i gjashtë më i mirë i të gjitha kohërave në kampionatin italian.

Më mirë se sa bluzinjtë e sezonit 2019-2020 kanë bërë Juventusi në sezonin 1950-51 (75 gola), Torino 1947-48 (77 gola), Milani 1950-51 dhe 1949-50 (81 gola) dhe Fiorentina 1958-59 (83 gola).

Një vend i gjashtë momental që mund të bëhet një vend i parë pas plot 69 vitesh në Serie A.

-->