Atalanta-Milan: Gol briliant nga distanca

Futboll 16 Shkurt 2019 21:51

Milani ka arritur ta përmbysë rezultatin, duke kaluar në epërsi kundër Atalantas, pasi fillimisht ishte në disavantazh.

Remo Freuler kaloi vendësit në epërsi në minutën e 33-të, por Krzysztof Piatek barazoi shifrat në minutën shtesë të pjesës së parë, derisa tani Hakan Calhanoglu i ka dhuruar “Rossonerëve” epërsinë e parë në ndeshje – minutë e 55-të.

Turku lansoi një goditje të fuqishme nga zona, duke mos i lënë gjasë portierit kundërshtar për ta ndalur.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Insporti.com/