Atalanta-Milan: Shënohet gol fantastik

Futboll 16 Shkurt 2019 21:24

Milani ka barazuar rezultatin kundër Atalantas, duke realizuar me anë të transferimit të ri, Krzysztof Piatek.

“Rossonerët” e gjetën veten në disavantazh në minutën e 33-të, kur Remo Freuler i kaloi vendësit në epërsi.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, sulmuesi polak, Piatek ka barazuar shifrat, duke shënuar pas një goditje fantastike, derisa ishte i pozicionuar me shpinë nga porta.

Shikoni shënimin e tij në videon e mëposhtme. /Insporti.com/