Atalanta-Milan: Vlerësim katastrofal për Berishën

Milani siguroi një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim, kundër Atalantas, të shtunën mbrëma.
“Rossonerët” përmbysën disavantazhin, duke treguar paraqitje fantastike pas golit të pësuar në minutën e 33-të, të cilin e realizoi Remo Freuler.
Golat nga Krzysztof Piatek (45′, 61′) dhe Hakan Calhanoglu (55′), ia siguruan fitoren skuadrës së Gennaro Gattusos, transmeton Insporti.
Tek Atalanta, Etrit Berisha dhe Berat Xhimshiti u paraqitën për 90 minuta.
Piatek has now scored 6 goals from just 8 shots on target with Milan!! pic.twitter.com/s6txYWTwvf
— Milan Eye (@MilanEye) February 16, 2019
“Whoscored” e ka vlerësuar Berishën me një notë tejet të ulët (4.3), duke e shpallur atë dështimin e ndeshjes.
Shumë më mirë u vlerësua qendër-mbrojtësi, Xhimshiti, i cili u mori notën 7.1.
Lojtari me vlerësimin më të lartë në ndeshje është Piatek (9.0), që është e kuptueshme, pasi dy golat e tij ishin shumë të rëndësishëm në fitoren e “Rossonerëve”.
Më poshtë, vlerësimet e plota të të dy skuadrave. /Insporti.com/