Atalanta mposht Napolin, futet në garë për titull

Futboll 04 Dhjetor 2021 22:50

Napoli lëshon kreun dhe tani Atalanta futet vetë në garë për titullin kampion, pasi ka katër pikë më pak se Milani i vendit të parë.
Skuadra e Gasperini triumfoi me rezultatin 3-2 në “Diego Armando Maradona”.

Skuadra nga Bergamo kaloi në epërsi qysh pas minutës së 7’, kur Malinovsky gjeti rrugën e golit.

Nikoqirët reaguan para fundit të pjesës së parë, kur në minutën e 40’ Zielinski riktheu balancin në rezultat.

Napoli përmbysi rezultatin në minutën e 47’, me anë të belgut Dries Mertens, i cili shfrytëzoi asistin e Malcuit.

Por, këtë epërsi nuk arritën ta ruanin dot, pasi Atalanta kishte edhe një marsh pa përdorur. Fillimisht, mysafirët shënuan me Demiral, në minutën e 66’, kurse përmbysjen finale e bëri Freuler, me golin e minutës së 71’.

Amir Rrahmani ishte startues dhe luajti për 90 minuta, teksa u ndëshkua me të verdhë në minutën e 58’të të ndeshjes. Në anën tjetër Gjimshiti u inkuadrua për Atalantën në minutën e 81’të. Dyshja nga Soca Score u vlerësuan me notën 6.3 përkatësisht 6.2

Me këtë fitore, Atalanta shkon në 34 pikë për pozitën e katërt, me dy pikë më pak sesa Napoli që është në pozitën e tretë, dhe katër pikë më pak sesa Milan në pozitën e parë.

-->