Atdhe Nuhiu hero për Sheffield Wednesday

Futboll 17 Mars 2018 18:48

Atdhe Nuhiu ishte i jashtëzakonshëm për Sheffield Wednesday, të cilët për herë të parë në 11 vjet e fundit kanë shënuar fitore kundër Leeds United në “Elland Road”, të shtunën pasdite.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, shënoi dy gola, përfshirë një në kohë shtesë, duke i ndihmuar Sheffieldit, të fitojë tri pikë ndaj Leeds në udhëtim në Championship.

Nuhiu realizoi për epërsinë e Sheffield në minutën e 72-të ndërsa  pasi Leeds barazoi rezultatin në skenë është shfaqur në minutën e fundit sërish Nuhi duke e shënuar golin e fitores në minutën e 91-të.

Sheffield mbanë vendin e 17-të, me 41 pikë në Championship.

-->