Atdhe Nuhiu konfirmon të ardhmen e tij

Futboll 29 Prill 2019 15:05

Atdhe Nuhiu ka konfirmuar të ardhmen e tij me klubin anglez, Sheffield Wednesday.

Nuhiu dhe Sheffield bëjnë gara në rangun e dytë të futbollit anglez “Championship” do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Reprezentuesi kosovar në këtë sezon ka shënuar katër gola dhe një asist, por që nuk po arrin të bëjë vendin si titullar në formacionin e trajnerit Steve Bruce.

Image result for atdhe nuhiu

 

Nuhiu është shprehur se ndihet i lumtur në skuadren e Sheffieldit.

“Mendoj se lojtarët më njohin që kam luajtur një kohë të gjatë këtu. Kam qëndruar shumë gjatë këtu dhe faktikisht kjo është shtëpia ime e dytë. Ndihem mirë dhe komod këtu. Nuk më mungon asgjë këtu”, shtoi ai ndër të tjera.

Nuhiu ishte transferuar te klubi anglez si transferim i lirë në verën e vitit 2013. /Insporti.com/

-->