Atë që e bëri Benzema, nuk e kanë bërë as Messi e Ronaldo

Futboll 01 Prill 2019 16:50

Real Madrid fitoi më shumë vështirësi në javën e 29-të në La Liga, pasi e mundi Huescan në fund me rezultat të ngushtë, 3:2.

Mbrëmjen e djeshme, Karim Benzema ishte ai që e shënoi golin e fitores për madrilenët në minutën e 90’ të takimit.

Mirëpo, ky gol ka edhe një peshë personale në kampionatin spanjoll për sulmuesin. Madje diçka të tillë nuk kanë mundur ta bëjnë as Cristiano Ronaldo me Lionel Messin.

Francezi është përballur me 34 skuadra të ndryshme në La Liga dhe ka arritur t’u shënojë të gjithave.

Ronaldo është përballur me 33 skuadra dhe u ka shënuar 32 ekipeve.

Në anën tjetër Leo Messi, nga 40 skuadra, ka arritur t’u shënojë vetëm 37 prej tyre.

-->