Atë që e bëri pas ndeshjes, Ronaldo e bëri edhe gjatë saj

Futboll 21 Shkurt 2019 09:25

Ronaldo ka “ngacmuar” tifozët e Atletico Madridit edhe gjatë ndeshjes.

Atletico Madrid e mundi Juventusin 2:0 në ‘Wanda Metropolitano’, në takimin e parë në kuadër të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve, përcjell Insporti

Pas ndeshjes, Ronaldo u shfaq i acaruar, duke u bërë me ditur gazetarëve se sa tituj të Champions i ka fituar.

Ronaldo u kujtoi të gjithëve se ai i ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, derisa Atletico Madridi asnjë.

Për t’ia përkujtuar tifozëve të Atleticos, portugezi u përkujdes edhe gjatë ndeshjes.

Kujtojmë se Ronaldo me Realin dy herë e ka mundur Atletico Madridin në finale të Ligës së Kampionëve – në vitet 2014 dhe 2016.

Në finalen e vitit 2016, Ronaldo ishte heroi duke e realizuar penalltinë vendimtare. /Insporti.com/