Athina shndërrohet në zonë lufte – dhunë para dhe gjatë finales së Kupës

Futboll 12 Maj 2018 21:49

Finalja e Kupës së Greqisë në futboll ishte sfida midis rivalëve të vjetër PAOK-ut nga Selaniku dh AEK-ut nga Athina.
Përderisa AEK-u u bë sivjet kampion i Greqisë, në këtë ndeshje PAOK-u shënoi fitore edhe pse ndeshjen e përfundoi me 9 lojtarë, për shkak të dy përjashtimeve me kartonë të kuq.

Sidoqoftë, me një karton të kuq u ndëshkuan edhe vendësit dhe ekipet ishin me nga 10 lojtarë në fushë kur u shënua goli i dytë në ndeshje që ishte vendimtar.

Madje ekipi nga Selaniku e shënoi golin e dytë në minutat e fundit dhe athinasit me ngulm kërkonin pozitë jashtë loje, mirëpo, gjyqtarët e pranuan golin dhe kjo shkaktoi shpërthim të emocioneve të tifozëve.

Takimi u drejtua nga gjyqtarë spanjollë, pas kundërthënieve në ndeshjet e mëhershme në Greqi kur Kryetari i klubit të PAOK-ut kishte hyrë në fushë i armatosur.

Shikoni pamjet nga finishi i ndeshjes.

Këto janë pamjet nga përleshjet midis tifozëve të PAOK-ut dhe forcave policore në rrugët e Athinës:

-->