Atleti amerikan bie në gjunjë gjatë intonimit të himnit, proteston kundër vendit të tij

Sporte tjera 12 Gusht 2019 12:31

Gara Imboden i Shteteve të Bashkuara ra në gjunjë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Lojrave Pan-Amerikane të premten, një protestë e heshtur për të cilën zyrtarët thanë se mund të ketë pasoja.

Imboden, 26 vjeç, tha në një intervistë të dielën se ai kishte qenë “goxha nervoz” për t’u gjunjëzuar në ceremoni, por se ai ndjehej shumë i fortë për këtë veprim dhe nuk u pendua.

“Unë po flisja me shokët e mi të skuadrës para se ta bëja këtë”, tha ai. “Unë i pyeta nëse ishin O.K. me mua duke e bërë atë, dhe ata ishin mirë”, shpjegoi ai.

Skuadra e burrave të Shteteve të Bashkuara fitoi medaljen e artë në lojërat e mbajtura në Lima, Peru, dhe Imboden u gjunjëzua ndërsa u intonua himni kombëtar dhe u ngrit flamuri amerikan.

“Racizmi, kontrolli i armëve, keqtrajtimi i emigrantëve dhe një president që përhap urrejtje janë në krye të një liste të gjatë,” shkroi Imboden në Twitter.

Ai tha se kishte zgjedhur të sakrifikojë “momentin tim në krye të podiumit për të tërhequr vëmendjen për çështjet për të cilat besoj se duhet të adresohen”