Atletico e gjen në Itali pasuesin e Griezmannit

Futboll 15 Maj 2019 14:48

Atletico Madrid po thuhet se ka shënjestruar yllin e Juventusit, Paulo Dybala si zëvendësim i të larguarit Antoine Griezmann.

Ky i fundit e konfirmoi dje largimin nga ‘Los Colchoneros’, me Barcelonën që pritet të paguajë klauzolën e lirimit të tij, edhe pse në momentet e fundit ka dalur në skenë PSG.

Sipas Gazzetta dello Sport, ekipi spanjoll është gati të shpenzojë një shumë të madhe parash në zëvendësimin e francezit.

Emri i parë në këtë listë është ai i Paulo Dybala, i cili nuk është aspak i kënaqur me këtë edicion te Juve.

Një tjetër arsye pse argjentinasi mund të kalojë në kryeqytetin spanjoll mbetet admirimi i madh që ka trajneri Diego Simeone për të.

Mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje mes Juves dhe Atleticos, që njihen për shkëmbimin e shumtë të lojtarëve.