Atletico Madrid “tronditet”, dy futbollistë të infektuar me Covid-19

Futboll 10 Gusht 2020 10:26

Atletico Madridi konfirmoi gjatë ditës së djeshme se dy pjesëtarë të skuadrës janë prekur nga COVID-19.

Por, klubi spanjoll nuk e theksoi nëse të prekurit janë futbollistë apo pjesë të stafit të skuadrës.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se të dy pjesëtarët e prekur janë futbollistë.

Sot skuadra do t’i nënshtrohet edhe njëherë testeve për COVID-19, derisa ekipi është në përgatitje për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Leipzigut, që zhvillohet të enjten.

-->