Atletico Madrid zyrtarizon transferimin e yllit të Tottenham

Futboll 17 Korrik 2019 18:49

Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit anglez, Kieran Trippier nga Tottenham, shkruan Insporti.com.

Trippier ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me gjigantin spanjoll.

Klubi madrilen ka paguar 22 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e ish mbrojtësit të Burnley.

 

“Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kieran Trippier. Lojtari anglez ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Mirë se vjen Trippier në familjen Atletico. T’i urojmë të gjitha të mirat në shtëpinë e re”, thuhet në njoftimin e Atleticos. /Insporti.com/

 

-->