Atletja nga Etiopia shkakton polemika të mëdha në Botërorin e Atletikës

Atletikë 13 Korrik 2018 10:07

Botërori i Atletikës për grupmoshat deri në 20 vjeç ka pasur polemikë brenda tij.

Në garën e 5000 metrave për femra, një atlete nga Etiopia që mori medalje të bronztë, vetëm si një vajzë 17-vjeçare nuk duket.

Girmawit Gebrzihair del e regjistruar në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) si e lindur më 21 nëntor 2001, por pamja e saj ka bërë që të lindin shumë dyshime mbi vërtetësinë e kësaj date.

Në rrjetet sociale komentues të shumtë janë të bindur se ajo është shumë më e vjetër, e madje po e konsiderojnë edhe në moshën e një gjysheje. /Insporti.com

-->