Atmosfera shume e tensionuar tek Juventusi, Sarri akuzon Cristiano Ronaldon

Futboll 22 Qershor 2020 10:41

Atmosfera duket shumë e tensionuar në kampin e Juventusit pas humbjes nga Napoli në finale të Kupës së Italisë, transmeton Insporti.

Juventusi humbi në finale të Kupës pas ekzekutimit të penalltive, ku Danilo dhe Dybala dështuan nga 11 metershi ndërkohë Cristiano Ronaldos nuk i erdhi radha fare.

Në prag të sfidës ndaj Bolognas, Maurizo Sarri ka lëshuar një sulm të paprecedent ndaj Cristiano Ronaldos.

Sipas gazetarit të njohur të Bein Sportit, Tancredi Palmeri, Sarri ka fajësuar Ronaldon duke e cilësuar portugezin si lojtar që ka tepër shumë fuqi brenda ekipit.

“Unë dëshiroja të luaja në një mënyrë tjetër por Ronaldo ishte kundër ndaj u bë çfarë tha ai. Futbollisti ka shumë fuqi dhe nuk ka asgjë çfarë unë mund të bëjë për këtë” – është shprehur tekniku italian.

Juventusi sot luan sfidën e parë në Serie A që nga fillimi i muajit mars, ku kampionati ishte ndërprerë për shkak të pandemisë së coronavirusit. Kampioni në fuqi aktual luan në udhëtim ndaj Bolognas në sfidën që nis në ora 21:45./Insporti.com/

-->