Atmosfera tek ‘Dardanët’ para ndeshjes me Burkina Fason, Berisha: “Kesh pak Vedo, kesh bre”

Futboll 23 Mars 2022 12:27

Duket se atmosfera tek ‘Dardanët’ para ndeshjeve miqësore të këtij muaji është shumë e mirë.

Kjo bazuar edhe në videot dhe fotografitë që futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës po postojnë në rrjetet sociale.

Së fundi, mesfushori Valon Berisha ka postuar një video të sulmuesit të Mallorcas, Vedat Muriqit, ku ki i fundit ishte duke realizuar një set fotografik.

“Kesh pak Vedo, kesh bre” – ishte kërkesa e Berishës për Muriqin.

Kosova zhvillon takimin ndaj Burkina Fasos më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.

/Insporti.com

-->