ATP Finals, fitore me përmbysje spektakolare e Nadalit

Tenis 14 Nëntor 2019 09:39

Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi 2-1 (6-7, 6-3, 7-6) me përmbysje ndaj rusit Daniil Medvedev, në ndeshjen e dytë të grupit Andre Agasi, e vlefshme për finalet e ATP Finals.

Ky turne, ku luajnë 8 tenistët më të mirë në botë, po zhvillohet në Londër.

Kjo ishte një fitore e madhe për Nadalin, numrin 1 në botë, që arrin të jetë në garë për një vend në gjysmëfinalet e këtij turneu dhe të mbrojë kreun e renditjes.

Në takimin tjetër të këtij grupi, greku Stefanos Tsitsipas mundi 2-0 (6-3, 6-2) gjermanin Alexander Zverev, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit në grupin Bjorn Borg, ku spikat sfida mes Roger Federer dhe Novak Djokovic.

Fituesi do të sigurojë një vend në gjysmëfinale, ndërkohë që Dominic Thiem e ka siguruar biletën për më tej (austriaku do të përballet me italianin Matteo Berrettini).

-->