Auba shënoi nga pozita jashtë loje – fansi i Rennesit ‘tejkalon kufijtë’

Futboll 15 Mars 2019 10:59

Arsenali siguroi çerek-finalen në Europa League, pasi mposhti Rennesin të enjten mbrëma me rezultat 3-0.

“Topçinjtë” kishin pësuar një disfatë 3-1 në përballjen e parë, kështu që i priste një detyrë e vështirë në takimin e dytë, transmeton Insporti.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy gola, derisa Ainsley Maitland-Niles realizoi tjetrin.

Mirëpo, Rennesi mund të ndjehet se iu bë një e padrejtë gjatë ndeshjes.


Kjo pasi goli i Maitland-Niles është dashur të anulohej.

Aubameyang qartazi pranoi topin nga një pozitë jashtë loje, derisa krosimi i tij u vendos në rrjetë nga Maitland-Niles.

Pak pas përfundimit të takimit, një fans i Rennesit “tejkaloi kufijtë” për të dëshmuar se Aubameyang ishte në pozitë jashtë loje.

Pavarësisht se qartazi vërehej pozita jashtë loje, fansi ndryshoi këndin e kamerës duke demonstruar gjithçka figurativisht. /Insporti.com/