Aubameyang tregon si e thërrasin Granit Xhakën

Futboll 11 Mars 2019 09:20

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ka lavdëruar paraqitjen e Granit Xhakës ndaj Manchester United.

Arsenali fitoi derbin me rezultat 2:0 në kuadër të Premier League.

Futbollisti shqiptar shënoi golin e parë të ndeshjes dhe atë në stilin e tij, me një super goditje prej 30 metra distancë, duke lënë të shtangur portierin spanjoll, David De Gea.

Madje, trajneri i Manchester United, Solskjaer deklaroi se Xhaka duhet të jetë brazilian, pasi mënyra si e goditi topin ishte fantastike.

 

Aubameyang pas ndeshjes ka treguar se Xhaka ka një emër special në zhveshtoren e Arsenalit.

“Goli ishte fantastik. Ne e dijmë se kur Xhaka godet brenda kornizës së portës, atëherë është një goditje tejet e mirë. E gjithë skuadra është e lumtur, ne atë e thërrasim Xhakaboom”, ka thënë Aubameyang.

Me këtë fitore Arsenali ka shtuar gjasat për një vend në top katërshe, që siguron një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /Insporti.com/

-->