Australian Open 2020, fiton Nadal, eleminohet Sharapova

Tenis 23 Janar 2020 16:49

Numri një në boten e tenisit, Rafael Nadal ka fituar pa probleme ndaj bolivianit Hugo Dellien me rezultat të pastër 3-0. Nadal fitoi për vetëm 2 orë e 2 minuta lojë.

Në raundin tjetër Nadal do përballet me argjentinasin Federico Delbonis. Kujtojmë që Nadal është në ndjekje të titullit të dytë në Australian Open, pas atij të 2009.

Në kampin e femrave ka ardhur eleminimi i Maria Sharapoves, tenistes ruse e cila kishte triumfuar në këtë garë 12 vite më para. Sharapova u mund nga kroatja Dona Vekic me rezultatin 2 – 0 në sete./Insporti.com/

-->