Autogol qesharak në ndeshjen Barcelona – Arsenal (Video)

Futboll 04 Gusht 2019 21:42

Është shënuar një autogol qesharak në takimin ndërmjet Barcelonës e Arsenalit.

Barça e Arsenali po takohen në miqësore para sezonale në “Camp Nou”, shkruan Insporti

Dy gjigantët evropianë po ndeshen në kuadër të trofeut ‘Joan Gamper’, ku pas 70 minutave lojë rezultati është i barabartë.

Pas golit të Aubameyangut për epërsinë e Arsenalit në pjesën e parë, Maitland-Niles ka shënuar autogol qesharak për ta barazuar rezultatin në 1:1.