Autogoli qesharak i Trippierit nën komentimin e shënimit në Kupën e Botës

Futboll 28 Shkurt 2019 23:11

Disa ditë më parë, shumë fansa të futbollit e konsideronin Tottenhamin në mesin e favoritëve për titull në Premier League.

Mirëpo, humbjet nga Burnley dhe Chelsea së fundmi, kanë ndikuar që ata të ngelen prapa në garë, derisa Liverpooli tani ka nëntë pikë më shumë se rivali nga Londra, në krye të tabelës, transmeton Insporti.

Kundër Chelseat, Pedro shënoi golin e parë në disfatën 2-0 të Tottenhamit, por goli i dytë ishte thjesht komik.

Me vetëm gjashtë minuta të mbetur deri në fund, Kieran Trippier u duk sikur e kishte nën kontroll një top në thellësi të mbrojtjes.

p1d4pgchv64k9f0uhio1gmm1d3dd.jpg

Por ai nuk e vërejti fare Hugo Llorisin duke dalë nga porta dhe pa shikuar fare, u mundua ta gjejë atë me një pasim.

Në vend të portierit francez, mbrojtësi gjeti rrjetën, duke ia dhuruar Chelseat tre pikët.

Sikur kjo të mos ishte qesharake sa duhet, dikush tani ia ka bashkangjitur autogolit të Trippierit komentimin nga shënimi i tij spektakolar, në Kupën e Botës, kundër Kroacisë. /Insporti.com/

-->