Avdijaj transferohet në kampionatin e njohur evropian

Kombëtarja 26 Maj 2020 11:38

Donis Avdijaj mund të ndërrojë sërish skuadër.

Sulmuesi i Kosovës, që luan me Hearts të Skocisë, është duke u kërkuar nga Braga e Portugalisë.

“A Bola” e Portugalisë shkruan se Braga është në bisedime me 23-vjeçarin, të cilin mund ta transferojë gjatë verës.

Donisi prej transferimit në Hearts nga Trabzonspori gjatë afatit kalimtar të dimrit, zhvilloi vetëm tri ndeshje.

-->