Avdijaj zbulon diçka që nuk e ka thënë më parë

Futboll 06 Dhjetor 2018 20:09

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka treguar se më herët kishte pranuar oferta nga gjigantët e Premierligës, Liverpool dhe Manchester United. Avdijaj në të kaluarën ishte paraqitur me Schalken, ku konsiderohej prej lojtarëve më premtues në Gjermani. “Në kohën kur nënshkrova kontratën e parë me Schalken, në moshën 18 vjeçare, të gjithë donin të shoqëroheshin me mua”, ka thënë Avdijaj për “Goal”.

“Të gjithë donin të më tregonin se çfarë ishte më e mira për mua. Unë nuk kisha agjent në atë kohë dhe nuk dija ta kontrolloja më së miri situatën”, ishin fjalët e kosovarit.

“Para se të nënshkruaja me Schalke, kisha oferta nga Juventus, Arsenal, Manchester United dhe Liverpool. Nuk kishte rëndësi ndeshja apo gara, skautët ishin gjithmonë aty duke më vëzhguar”, ka thënë Avdijaj.

22 vjeçari aktualisht paraqitet me skuadrën e Willem II në Kampionatin e  Holandës, ndërsa është shumë i rëndësishëm edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.