Avionët e oligarkut rus, Abramovich sekuestrohen në Britaninë e Madhe
Futboll
26 Mars 2022
17:03

Avionët e oligarkut rus sekuestrohen në Britaninë e Madhe
Dy avionë privatë në pronësi të një oligarku rus të sanksionuar janë sekuestruar nga qeveria britanike.
Avionët që i përkisnin manjatit miliarder të naftës Eugene Shvidler ishin nën hetim në aeroportet Farnborough dhe Biggin Hill për tre javë. Sekretari i Transportit në Britani, Grant Shapps, tha se miqtë e Putinit nuk duhet të shijojnë luksin ndërsa njerëz të pafajshëm vdesin në Ukrainë.
Shvidler u sanksionua për lidhjet e tij të biznesit me pronarin e Chelsea-s Roman Abramovich .
Pasuria e tij neto është vlerësuar në 1.2 miliardë £, thotë qeveria, ndërsa avionët e sekuestruar besohet të kenë vlerë deri në 60 milion dollarë (45 milion £).