Axel Witsel merret vesh me klubin evropian
Futboll
05 Gusht 2018
23:50

Klubi i madh gjerman Borussia Dortmund e ka transferuar e mesfushorit belg, Axel Witsel nga Tianin Quanjian.
Gazeta gjermane Bild shkruan se Dortmund do të paguajë 20 milionë për t’i siguruar shërbimet e 29-vjeçarit.
Witsel në Kinë te Tianin Quanjin ishte transferuar në vitin 2017 nga rusët e Zenitit, dhe në 35 paraqitje atje, ka realizuar vetëm pesë gola. /Insporti.com/