Azemi flet për krizën në të cilën po kalon Sigal Prishtina

Superliga 03 Janar 2021 22:09

Kapiteni i Sigal Prishtinës ka folur rreth krizës nëpër të cilën po kalon klubi më i trofeshëm i basketbollit kosovar, Sigal Prishtina, shkruan “Zeri.info”.

Azemi ka thënë se ata po kalojnë nëpër një krizë financiare dhe se klubi nuk ka mundur t’i mbështes lojtarët.

“Është e vërtetë se janë disa vështirësi që kanë ndodhur. Jemi në një krizë financiare dhe klubi normalisht se nuk ka mundur t’i mbështes lojtarët”, ka thënë Azemi në “Klan Kosova”.

I pyetur se si duhet dalur nga kjo krizë, ai ka thënë se as ai vetë nuk e di mënyrën për të dalur nga ajo situatë.

“As unë vetë nuk e di. Besoni se nuk e di. Nuk kemi biseduar konkretisht me bordin e klubit. Ata na kanë premtuar se do të takohemi së shpejti dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë në janar me klubin”, ka shtuar ai.

-->