Babai i Haaland flet për të ardhmen e djalit të tij, nuk ka dyshim në dëshirën e tij

Futboll 22 Nëntor 2020 08:09

Erling Haaland vendosi të qëndrojë në Borussia Dortmund në përpjekje për të ndalur dominimin e Bayern.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar 31 gola në 30 ndeshje për Borussia dhe sigurisht është i lidhur me gjigantë të tillë si Real Madrid, Juventus, Manchester… Por babai i tij tani ka mohuar që 20-vjeçari mund të largohet së shpejti nga Gjermania.

“Kur luan mirë, është logjike që të interesohen një numër klubesh. Media është plot me lajme në lidhje me largimin e tij, por janë spekulime që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën”. 

”Erling ka nënshkruar një kontratë me Borussia deri në vitin 2024 dhe ai është i lumtur të luajë në këtë skuadër. Askujt nuk i shkon mendja se ai po largohet. Dëshira e tij është të heqë Bayern nga froni me Dortmundin”, tha babai i Haaland, Alf-Inge. /Insporti/

-->