Babai i Milot Rashicës bën fushatë për këtë parti politike në Kosovë

Futboll 21 Janar 2021 18:11

Kosova gjendet në klimë zgjedhore, teksa partitë politike kanë nisur fushatën jozyrtarisht nëpër gjithë vendin, shkruan Insporti.

Pjesë e fushtës zgjedhore është bërë edhe babai i yllit të Kombëtares së Kosovës në futboll, Nexhmedin Rashica, babai i Milot Rashicës.

Rashica, përmes një postimi në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, ka dal në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka publikuar një fotografi së bashku me Menduh Abazin, Xhevahire Izmakun, Kurtan Kajtazin dhe Isa Hajrizin, që të gjithë këta kandidatë për deputetë nga radhët e PDK-së, nga qyteti i Vushtrrisë.

“Mbështesim njëri tjetrin PDK, Suksese Vushtrri!”, ka shkruar në facebook Nexhmedin Rashica.

Më poshtë keni postimin e tij.

Babai i Milot Rashicës del hapur në përkrahje të kësaj partie politike në  Kosovë - inFokus

-->