Babai i Piatek “dridh” Milanin

Futboll 24 Janar 2020 11:04

Me ardhjen e Zlatan Ibrahimovicit tek Milani, minutat për Krzysztof Piatekut janë pakësuar.

Kjo ka bërë që sulmuesi të shqyrtoj largimin nga skuadra, derisa Milani është i gatshëm ta shes për shifrën e 30 milionë eurove.

Skuadrat si Tottenham dhe Atletico e dëshirojnë atë por vetëm si huazim, teksa Milani nuk është i interesuar për këtë gjë.

Babai i Piatekut ka konfirmuar se futbollisti i Milanit dëshiron të jetë titullar i rregullt dhe se nëse nuk i ofrohet kjo që nga kuqezinjtë, atëherë do ta kërkojë një klub tjetër.

“Kris dëshiron të luajë në EURO 2020 në formë të mirë dhe kjo do të thotë se ai nuk mund të jetë lojtar që rri në bankën rezervë, por dëshiron të jetë titullar i rregullt”, ka thënë babai Wladyslaw Piatek.

Sulmuesi 24-vjeçar kishte arritur t’i shënojë 30 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, mirëpo këtë sezon ka kontribuar me vetëm pesë gola dhe e ka humbur vendin e sigurt si titullar.

-->