Babai i saj e thërriste sportisten serbe ‘lavire’ dhe e rrihte, shikoni foton e fundit

Tenis 05 Shkurt 2019 18:32

Tenistja serbe, Jelena Dokic, ka zbuluar kohë më parë fëmijërinë e tmerrshme që e ka përjetuar.

Ajo ka treguar se në vitet e hershme, babai i saj ka abuzuar me të fizikisht dhe verbalisht.

Ajo ka thënë që babai e ka keqpërdorur që nga mosha 6-vjeçare.

Sipas Jelenas, babai i saj e ka rrahur dhe e ka pështyer vazhdimisht.

Madje, ajo kujton se një herë ishte rrahur aq shumë, sa që kishte humbur vetëdijen.

Jelena Dokic pohon se ajo ishte nënshtruar abuzimit të tmerrshëm nga babai i saj.

Para se të shpëtojë nga makthi i saj në moshën 19-vjeçare, ajo quhej “lavire” nga i ati i saj.

Damir Dakic ka treguar vazhdimisht që është i egër, duke pasur edhe një grindje fizike me një ekuipazh të kamerës në Australian Open.

Ai u suspendua nga Wimbledon për shkatërrimin e një telefoni të gazetarit.

Damir Dokiç abuzoi fizikisht dhe verbalisht me vajzën e tij nga mosha gjashtë vjeçare, pohon ajo.

Duke folur për mediat, Jelena ka treguar vitet e vështira për të.

Image

 

“Nuk kisha vetëm dhimbje fizike por edhe emocionale, që ishin ato që më lënduan më shumë”, shkruan Jelena në auto-biografinë e saj.

“Isha 17-vjeç dhe nuk kisha ku të shkojë. Shpesh përpiqesha të fshihem dhe të flija natën jashtë”.

Pas humbjes në raundin e parë të Maurier Open në Kanada në vitin 2000, ajo mori rrahjen më të keqe në jetë.

“Është një kujtim i tmerrshëm që do të qëndrojë gjithmonë brenda meje. Ai më rrahu aq shumë, sa që unë humba vetëdijen”.

“Edhe kur më gjuante në dysheme, ai vazhdonte të më gjuante”.

Damir Dokic, i cili jeton në Serbi, u burgos në vitin 2009, pas kërcënimit të ambasadorit australian në Serbi.

Federata e Tenisit të Australisë ka lëshuar një reagim të gjatë, duke përgëzuar guximin e Jelenas për të treguar historinë e saj.

Institucioni ka premtuar që do ta mbështetë Jelenan në çfarëdo mënyre që mundet.

Ndryshe, Damir Dakic është ndarë nga gruaja e tij e parë.

Ai është fotografuar së fundmi me një femër tjetër duke u puthur teksa lajmi është publikuar nga mediat serbe. /Zëri.info