“Babai im vdiq nga koronavirusi edhe pse s’ishte i sëmurë, rrini në shtëpi”

Boks 29 Mars 2020 16:14

Boksieri britanik Anthony Yarde ka njoftuar se babai i tij ka vdekur pasi ishte prekur nga koronavirusi.

28-vjeçari, i cili bokson në peshat e lehta, iu ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta, duke thënë se babai i vet ishte shëndosh e mirë para se të infektohej me Covid-19, transmeton Gazeta Express.

“Ende jam i tronditur, por kjo mbase do t’iu ndihmojë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi”, tha Yarde në një mesazh në rrjetet sociale.

“Sa më shumë që dalin njerëzit jashtë, aq më shumë do të zgjasë izolimi dhe më shumë njerëz do ta përhapin virusin”, shtoi ai.

Mbi 32.000 persona kanë vdekur deri tani në gjithë botën nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve po i afrohet shifrës një milion.

Në Kosovë deri tani janë shënuar 91 raste me koronavirus, një i vdekur dhe një i shëruar.

-->